Agjencia Zhurnal.mk

Gjatë furnizimit me pajisje mjekësore nuk do të zbatohet Ligji për Furnizime Publike

Shkup, 27 mars, zhurnal.mk – Me urdhëresë të Qeverisë nuk do të zbatohet ligji për furnizime publike gjatë furnizimit me pajisje mjekësore. Alsat mëson se vendim i qeverisë pritet të miratohet gjatë mbledhjes së sotme, pas çka hapet rruga për furnizime me: Ilaçe, aparate për frymëmarrje, doreza mjekësore, maska mbrojtëse. Ligji për furnizime publike gjithashtu nuk do të zbatohet edhe gjatë shërbimeve për vendosjen në karantinë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kthehen nga jashtë vendit, shërbimit për transport të personave nga vendkalimet kufitare deri tek karantinat shtetërore si dhe gjatë furnizimit të ushqimit për pjesëtarët e ARM-së dhe Ministrisë për Punë të Brendshme të cilët do të sigurojnë objektet për karantinë shtetëror dhe për shërbimet për avio- transport për qytetarët e RMV-së të mbetur jashtë vendit.

Kjo dispozitë Ligjore hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në gazetën zyrtare.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë gjithashtu pritet të miratohet edhe një urdhëresë përmes së cilës do të obligohen të gjithë operatorët ekonomik të cilët kryejnë import të dorezave mjekësore për një përdorim, që 30 për qind të sasisë së importuar t’ia ofrojnë Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me çmim më të lartë për 10 për qind nga çmimi i dëshmuar përmes faturës hyrëse në dogana.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë në bazë të nevojave të Institucioneve tjera shtetërore në afta prej një dite i njofton për sasinë dhe vendin ku duhet t’i dërgojnë. Palët që do të arrijnë marrëveshje dhe që do t’i pranojnë dorezat mjekësore, në afat prej 30 ditëve do të kryejnë pagesën operatorëve ekonomik, në pajtim me dokumentacionin e dorëzuar.

Kjo urdhëresë me forcën ligjore hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të RMV-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...