Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjatë kohës së pandemisë, rritet numri i lexuesve online

Shkup, 23 janar – Gjatë vitit 2020 më shumë qytetarë kanë preferuar që ikin nga realiteti i krijuar nga pandemia e COVID-19, duke kërkuar strehë tek leximi. Gjendja e rënduar psiqike që erdhi nga kufizimet dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ka bërë që interesimi për të blerë botime, krahasuar me vitin 2019, të rritet. Frika për të frekuentuar libraritë ka bërë që të shtohet edhe numri i lexuesve online për më shumë se 10 mijë. I lartë është edhe numri i atyre që preferojnë që të ndiejnë erën e letrës apo libin ta kenë në duar.

Në vitin 2020, sipas statistikave të bibliotekës elektronike Makedonika, rezulton se ka 63 mijë vizitues në faqen e tyre për të lexua dhe shkarkuar libra. Ky është numër mahnitës. Në vitin 2019 ka qenë për 10 mijë më pak. Sinqerisht menduam se filloi keq dhe do të na përfundojë keq. E dini se ne fund të vitit patëm edhe Panairin e Librit, tek i cili kaluam në mënyrë befasuese, thënë për mirë. Mund të them se vitit 2020 na shkundi pak nga vendi si lexues për të kuptuar se kemi kohë edhe për të lexuar. Më shumë sigurisht që preferojnë të ndiejnë erën e letrës, librin duan ta kenë në duar – tha Dushko Trifunovski, Literature.mk.

Botimet që nxisin mendimin pozitiv kanë qenë ndër më të preferuarit, Libra të tillë ndihmojnë lexuesin të largohet nga realiteti stresues duke ju stimuluar imagjinatën.

“Pati një rritje të kërkesës për libra, sidomos gjatë kohës së izolimit. Gjatë izolimit njerëzit vërshonin duke na shkruar nëpër rrjetet sociale si Facebook apo Instagram dhe vërtet ka pasur kërkesë të lartë për blerje të librave. Në krahasim me 2019 ka pasur një rritje mund të themi deri në 30 apo 40%. Kjo u vërejt edhe në librari edhe në Panairin e Librit”.

Një trend i tillë i rritjes së dëshirës për të lexuar nuk është vërejtur vetëm tek ne, por edhe në shumë shtete të tjera dhe këtë e tregojnë edhe studimet e bëra gjatë vitit të kaluar. Mediat në Britaninë e Madhe shkruajnë se një vëzhgim i fundit ka treguar se koha e kaluar me librat është dyfishuar. Më shumë se gjysma mbi 50% e të anketuarve ishin përgjigjur se po lexonin më shumë sepse kishin më shumë kohë të lirë, 20% thanë se ishte për shkak se donin të qëndronin argëtuar dhe 30% menduan se librat po siguronin “një ikje nga kriza”.

Postime të ngjashme

Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoni

D V

Pendarovski: Armata u kyç në shuarjen e zjarreve, nesër në mëngjes helikopterët shkojnë për të ndihmuar në Koçan

D V

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...