Gjatë konferencës për media Joe Biden ia harron emrin kryeministrit australian, i referohet ndryshe

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference për media me rastin e partneriteti të ri trilateral pëe siguri, e ka quajtur kryeministrin australian “djaloshi nga poshtë”, duke nxitur reagime të ashpra.

 

Biden krijoi një situatë konfuze kur deshi ta thotë emrin e kryeministrit australian Scott Morrison, kështu gjatë konferencës për media ku u prezantua marrëveshja historike për siguri me Australinë dhe Britaninë e Madhe, e quajti “djaloshi nga poshtë”, transmeton Telegrafi.

Pasi zbuloi detaje nga partneriteti trilateral për të parandaluar ndikimin e Kinës, Biden u kthye kah ekrani ku kryeministri britanik ishte në një linjë të drejtpërdrejtë përmes një video linku të cilit i tha: “Faleminderit Boris”.

Në po të njëjtin ekran ishte kyçur edhe kryeministri australian Scott Morrison, ku Biden tha: “Dua ta falënderoj djaloshin nga poshtë. Faleminderit shumë, mik”, tha Biden, shkruan The Guardian.

E në atë moment kryeministria australian krejt çfarë ka mundur të bëjë, ishte të ngrit larg gishtin e madh në shenjë miratimi. Disa pretendojnë që Biden ia ka harruar emrin kryeministrit australian, derisa tjerët ishin të bindur se ishte një lloj shakaje.

Megjithatë në fund të kësaj konference, presidenti amerikan e tha emrin e kryeministrit australian të cilin edhe një herë e falënderoi.

“Siç thanë kryeministrat Morrison dhe Johnson, dua t’ju falënderoj për këtë partneritet”. Megjithatë siç raporton The Guardian, ishte shumë vonë për një reagim të tillë, pasi në Twitter u krijua një hashtag me mbishkrimin “djaloshi nga poshtë”. 

Related posts

Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së presidentit

D V

Euronews për Ballkanin Perëndimor: Kryqëzim i qytetërimeve

D V

Senati amerikan nuk miraton rritjen e kufirit të borxhit federal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More