Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjatë marsit 867 të prekur nga Kovidi në rajonin e Tetovës, në shkurt 379

 Shkup, 1 prill – Zhurnal – Rritje e numrit të të prekurve me Kovid-19 është regjistruar në mars në krahasim me shkurtin në rajonin e Tetovës, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik. Në mars janë regjistruar 867 të prekur, në shkurt 379 ndërsa në janar 352.

Për momentin aktivë në virusin udhëhiqen 611 persona. Gjatë marsit për shkak të Kovid-19 kanë vdekur 21 pacientë nga rajoni i Tetovës të moshës prej 41 deri në 74 vjeç. Përveç 867 persona të cilët janë diagnostikuar me Kovid-19, si të shëruar janë evidentuar 526 persona.

Doktor Svetllana Trifunovska, koordinatore e mjekëve amë në Tetovë thotë se nga ana tjetër gjithnjë e më i madh është interesimi për imunizim si mënyra e dytë e uljes së rrezikut nga infektimi me Kovid-19 përveç masave tashmë të njohura për mbrojtje.

“Vetëdijesimi i njerëzve është rritur shumë këtë periudhë. Kanë parë se u ndryshua virulenca e virusit, se ndryshoi patogjeni, se ndryshojnë llojet e virusit, infektueshmëria e shpejtë, shumë të vdekur. Rritet vetëdija dhe është e qartë se nuk ka zgjedhje tjetër përpos imunizimit gjegjësisht vaksinimit. Duhet shkuar në këto dy masa, kujdes, larjen e duarve, maska dhe distancë si edhe masën e dytë, imunizimin”, deklaroi dr. Trifunovska.

Në rajonin e Tetovës nga fillimi i pandemisë gjithsej 6329 persona janë diagnostikuar me Kovid-19. Gjithsej kanë vdekur 239 persona. Nëntori 2020 mbetet si muaj kur ka pasur më së shumti të prekur 1632 të prekur nga Kovid-19.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...