Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Gjatë pandemisë blerja online është rritur për 135%

Një rritje e konsiderueshme në numrin dhe vlerën e transaksioneve të realizuara onlajn është vërejtur në vend që nga fillimi i pandemisë, me ato më të dukshmet në transaksionet e realizuara me kartela pagesore drejtuar kah e-tregtarët vendor.

Nga Shoqata për tregti elektronike informojnë se sipas të dhënave të fundit të publikuara mbi statistikat e pagesave nga Banka Kombëtare, vlera e onljan transaksioneve të realizuara në pikat e onlajn shitjes vendore në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019 u rrit me 135 për qind. Në vitin 2020, qarkullimi i e-tregtarëve vendor u realizua në 178 milion euro, nga të cilat 6 për qind ose 11 milion euro u bënë me kartela të huaja, ndërsa në vitin 2019 vlera e transaksioneve të realizuara me e-tregtarët vendor ishte 75 milion euro.

Sa i përket vlerës së transaksioneve të realizuara me kartela vendore për e-tregtarët e huaj, ajo u ul me 54 për qind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 ose në terma absolutë të realizuar 62 milion euro në 2020, krahasuar me 135 milion euro në 2019. Sipas Shoqatës, kjo pritet duke pasur parasysh kufizimet pandemike dhe të udhëtimit, dhe rënia e transaksioneve të bëra ndaj e-tregtarëve të huaj mund të thuhet të jetë kryesisht për shkak të biletave të avionit, akomodimit në hotel dhe të ngjashme.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2020, gjithsej 10 milion onlajn transaksionesh u realizuan në vend dhe jashtë vendit, krahasuar me 6,7 milion në vitin 2019, që është rritje prej 50,1 për qind.

Qytetarët, sipas Shoqatës, gjatë vitit 2020 do të fitojnë më shumë besim në blerjet onlajn në mes të e-tregtarëve vendor, gjë që mund të shihet nga rritja e vlerës së transaksioneve me kartela vendore tek e-tregtarët vendor që u rrit për 143 për qind në krahasim me vitin 2019.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...