Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjatë Pandemisë ulet edhe numri i martesave

Shkup, 27 dhjetor – Pandemia ka ulur numrin e martesave në vend. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, u lidhën 7,000 martesa, ose 4,000 më pak se në vitin 2019.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i martesave u ul për 13 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, kur u lidhën rreth 3,700 martesa.

Më së paku, 268 martesa u bënë në muajin prill, kur virusi filloi të përhapet në vend, dhe numri më i lartë i martesave ishte në muajin gusht, 1,176. Kjo është 30 deri në 40 për qind më pak martesa se vitin e kaluar.

Nga Zyra e gjendjes civile, thonë se të shpeshta janë rastet e shtyrjes së martesave, ngase dikush nga të sapomartuarit ose miqtë janë infektuar me Kovid – 19, ose kanë qenë në izolim.

Postime të ngjashme

Vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”

Z H

ESHS: Regjistrimi po zhvillohet pa probleme, aplikacioni për diasporën është i sigurt

Z H

Nikollovski: Vazhdimisht do të shqyrtohet realizimi i Planit për korrupsion

Z H

Mot me diell dhe me erë për fundjavë shi dhe temperatura më të ulëta

Z H

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...