Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjatë procesit të regjistrimit VMRO kërkon shenjat e gishtave si dëshmi, ky propozim do të shqyrtohet nga Qeveria

Shkup, 27 dhjetor – Qeveria e rishikon propozimin e VMRO-DPMNE-së, për blerje të terminaleve me të cilat do të merren gjurmët e gishtërinjve, gjatë realizimit të regjistrimit të popullsisë.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha, në regjistrim nuk ka politikë, por ai do të jetë operacion statistikor. Hoxha theksoi se regjistrimi i popullsisë, nuk guxon të prolongohet. Prandaj, siç shtoi Enti Shtetëror i Statistikave, pa ndërprerje po bënë të gjitha përgatitjet për organizmin e tyre, që ky operacion të ndodh në prill të vitit 2021.

“Kjo po shqyrtohet nga institucionet kompetente, por dëshirojmë të rikujtojmë se realizimi i regjistrimit, është në interes të të gjithë qytetarëve. Shteti duhet t’i dij të dhënat e sakta statistikore dhe këtë operacion nuk guxojmë ta prolongojmë sepse organizimi i tij është për të mirën e përgjithshme. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se sa na janë të nevojshme ato të dhëna, të cilat duhet ti japë regjistrimi për planifikimin, zhvillimin e shtetit. Në regjistrim nuk ka politikë, ky është operacion statistikorë dhe është nën monitorimin e Eurostat”.

Nga VMRO-ja edhe njëherë bëjnë thirrje që të pranohen propozimet e tyre, sepse në të kundërt ata nuk do ta pranojnë regjistrimin që do të bëhet.

“Zoran Zaev të heq dorë nga realizimi i regjistrimit Taliban, sepse jo vetëm që nuk do ta pranoj VMRO-DPMNE-ja, por as shteti nuk do të ketë të dhëna relevante statistikore. Nga këtu i bëjmë thirrje Qeverisë që t’i pranoj propozimet që i ka dhënë VMRO-DPMNE-ja”.

Propozimi I partisë së Mickoskit është që të blehen 10 000 terminale për marrje të gjurmëve të gishtërinjëve gjatë realizimit të regjistrimit sepse sipas tyre mënyra me të cilën momentalisht planifikohet të realizohet regjistrimi  do të japë rezultate joreale, gjegjësisht do të dalë se kemi deri 3 milion qytetarë.

Postime të ngjashme

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

Tërmeti prej 5.5 shkallëve në Greqi, u ndje edhe tek ne

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...