Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Gjatë vitit 2020 doktoruan 174 persona dhe magjistruan 1758 persona

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2020, titullin doktor shkencash kanë fituar 174 persona, që paraqet ulje për 14.7% krahasuar me vitin 2019, informon Zhurnal.

Numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shkencave shoqërore me 40.8%, pastaj shkencave medicinale me 27%, vijojnë shkencat humanitare me 13.8%, ndërsa personat e tjerë doktoruan në fushat e shkencave tekniko-teknologjike, matematiko-natyror si dhe shkencat bioteknike.

Numri i femrave të cilat mbrojtën disertacionin e doktoraturës gjatë vitit 2020 është 99 kandidatë, që paraqet 56.9% nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan gjatë vitit 2020.

Nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan, përqindje më të lartë, 24.1%, profesionin e tyre e kryejnë në veprimtarinë arsimore.

Gjithashtu, sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2020, titullin magjistër i shkencave dhe specialistë kanë marrë gjithsej 1 758 persona, prej të cilëve, 1 533 ose 87.2% magjistra dhe 225 apo 12.8% janë specialistë. Numri i magjistrave dhe specialistëve në krahasim me vitin 2019 është ulur për 8.2%.

Pjesëmarrja e femrave magjistre në numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar shkallën magjistër të shkencave, në vitin 2020 është 58.2%.

Në vitin 2020, numri më i madh i punimeve të magjistraturës, 967 ose 63%, janë nga fusha e shkencave shoqërore, 22% janë nga fusha e shkencave tekniko-teknologjike, ndërsa pjesa tjetër nga fushat humanistike, matematiko-natyrore, bioteknike dhe shkencat mjeksore./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...