Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjatë vitit 2020, në të gjithë botën janë vrarë 50 gazetarë

Mijëra gazetarë në botë e kanë detyrë të investigojnë dhe informojnë publikun, e në disa vende këtë po e bëjnë duke rrezikuar jetën.

Organizata “Reporterët pa Kufij” njoftoi se nga 50 gazetarë humbën jetën në vitin 2020, 84 për qind e tyre të vrarë për shkak të detyrës, duke përfunduar të ekzekutuar në Amerikën Latine, të torturuar e të dënuar me vdekje në Pakistan e Iran, dhe të dhunuar barbarisht në Indi.

Nga personat e vrarë, 48 ishin burra, 2 gazetare gra, ndërsa në 10 vite, numri i reporterëve të vrarë shkon në 937.

“Gjatë pandemisë gazetarët kanë qenë më pak aktivë në terren, por tendenca e vjetër e viteve të kaluara u bë më e qartë: 68 për qind e gazetarëve po vriten në vende ku nuk ka luftë, praktikisht dy në tre raste, dhe po vriten qëllimisht. Kryesisht ata publikojnë raporte, hetojnë çështje dhe shpërndajnë lajme që shqetësojnë e vënë në siklet qeveri të caktuara, dhe për këtë vihen në shënjestër dhe eliminohen,” thotë zëdhënësja e organizatës, Polin Ades-Mëvel.

Nuk janë vetëm kartelet meksikane, apo mafia dhe narkotrafikantët në Itali, që kërcënojnë gazetarët.

Sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”, mbi 380 reporterë rezultojnë tani të arrestuar pse kanë kryer punën edhe në protesta, apo i janë nënshtruar kanosjes e dhunës si në rastin e Amerikës këtë vit gjatë manifestimeve kundër racizmit apo gjatë tubimeve të jelekverdhëve në Francë.

Organizata për mbrojtjen e gazetarëve apelon për më shumë përkrahje nga qeveritë nëpër botë.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...