Nuancat e duhura në grim luajnë një rol të rëndësishëm, pasi ose i nxjerrin në pah, ose zbehin tiparet tona
Duke zgjedhur ngjyrat e duhura, ne mund të përmirësojmë tonin tonë natyral të lëkurës dhe të krijojmë një rezultat harmonik dhe të këndshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptojmë se cilat ngjyra i përshtaten më mirë lëkurës sonë dhe të zgjedhim produktet që na bëjnë të dukemi dhe të ndihemi më mirë.
Patjetër që ka ekspertë që mund të identifikojnë paletën ideale të ngjyrave për ju, si në veshje ashtu edhe në grim, por nuk është e nevojshme të konsultoheni me një profesionist.
Ndiqni këto dy hapa të thjeshtë për të rinovuar rutinën tuaj të përditshme të grimit:
Nëse bluja ju bën të dukeni sikur fytyra merr një gjallëri të menjëhershme, atëherë keni një nuancë të ftohtë dhe duhet të shmangni buzëkuqet në nuanca portokalli. Nëse portokallia ju “jep jetë”, atëherë toni i lëkurës tuaj është i ngrohtë dhe duhet të shmangni buzëkuqet në ngjyra të errëta.
Mendoni se ngjyrat dhe tonet e lëkurës kanë stinë: Çdo stinë ka ngjyrat e veta. Për shembull, bluja e dimrit është blu e thellë deti, ndërsa bluja e verës është më e lehtë, si një blu pastel. Çdo sezon ka tonet dhe paletat e veta të ngjyrave. Konkretisht:
Pranvera
Nëse keni një nuancë të ngrohtë dhe lëkurë të zbehtë, buzëkuqet në nuanca të ngrohta dhe të buta, si roza e pjeshkës ose koralja e lehtë, do t’ju përshtaten. Një përfaqësuese e famshme e kësaj kategorie është Taylor Swift.
Vera
Nëse keni tone të ftohta të lëkurës, buzëkuqet më të mirë për ju janë në nuancat e ftohta të purpurta ose rozë. Një personazh i famshëm me tone verore është Barbara Palvin.
Vjeshta
Nëse keni një nuancë të ngrohtë dhe lëkurë mesatare ose të errët, ju përshtaten buzëkuqet në nuanca të ngrohta, të tilla si nuanca e manaferrës dhe portokallia. Hailey Bieber është një shembull kryesor.
Dimri
Nëse keni tone të ftohta dhe lëkurë në nuancë të zbehtë, buzëkuqet më të përshtatshëm për ju janë në nuanca të ftohta, të theksuara, si e kuqja e ndezur ose vishnje e erret. Lily Collins përfaqëson në mënyrë perfekte stinën e dimrit.