Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Gjëja më kryesore të cilën patjetër duhet ta bëni në mënyrë që coronavirusi të mos përhapet ndër familjarë

Rekomandohet që rregullisht të hapim dritaret dhe ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë

Kërkohet nga njerëzit që t’i mbajnë të hapura dritaret në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga infektimi me coronavirus, sepse ajri i freskët në hapësira të mbyllura mund të ulë rrezikun nga infeksioni për më shumë se 70 për qind!

Ekspertët u rekomandojnë njerëzve që rregullisht të hapin dritaret së paku 10 deri në 15 minuta gjatë ditës apo vazhdimisht gjatë natës t’i lënë dritaret të hapura.

Pa ventilim të rregullt, grimcat e virusit me orë të tëra mund të qëndrojnë të përhapura në ajër dhe me kalimin e kohës të grumbullohen, transmeton Telegrafi.

Prandaj, ajrosja e hapësirave të mbyllura rekomandohet posaçërisht kur një dhomë në shtëpi është e infektuar.

– Kur personi nuk ka ajër të pastër dhe atje ku njerëzit krijojnë sasi të mëdha aerosolësh me aktivitetet siç janë këndimi apo biseda me zë të lartë, aty me siguri edhe do të transmetojnë coronavirusin.

Ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë në mënyrë që grimcat të mos sillen nëpër hapësirë, thekson profesoresha Catherine Hawks i Universitetit të Leeds.

Ajo thekson edhe që sistemet e ventilimit gjithsesi mund të ndihmojnë.

– Aspiratorët ose çdo sistem shtëpiak që përdor ajrin e jashtëm mund të jetë po aq efektiv sa hapja e dritareve ose e dyerve, për sa kohë që ato kufizojnë riciklimin të të njëjtit ajër.

Postime të ngjashme

BAJAMET MUND TË NDIHMOJË NË LARGIMIN E DJEGIEVE NGA DIELLI

Lea Muslija

“BioNTech” e dërgon vaksinën e saj të parë kundër kancerit në fazën e dytë

Lea Muslija

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni qumështin tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur në rërë?

Lea Muslija

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Lea Muslija

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...