Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gjekmarkaj: Qeveria raciste e Ramës e ka lënë në mëshirën e fatit Shëngjinin. Vjen për të ngrënë peshk dhe nxjerr glaca propagande

Kandidati i PD për deputet në Lezhë, pedagogu Agron Gjekmarkaj akuzon qeverinë se e ka lënë Shëngjinin në mëshirën e fatit. Ai shkruan në një postim në “Facebook” se bregdeti i Shëngjinit është i rrezikuar nga erozioni sepse mungojnë barrierat mbrojtëse dhe çdo gjë tjetër që ndalon gërryerjen.

Sipas tij, Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpurën e tij dhe për të nxjerrë glaca, propagande por asnjë investim.

POSTIMI I PLOTË
Bregdeti i Shengjinit i rrezikuar nga erozioni!

Qeveria rraciste e Edi Rames e ka lënë në meshiren e fatit Shengjinin!
Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.
Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.
Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë, asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh, heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut ! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike!

Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes!

Bizneset, hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje, me kercenime e gjithçka u vjen per dore! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.

Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim ! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij!

Postime të ngjashme

Boiken Abazi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë qarkun e Tiranës

N E

Mbi 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri

N E

Misioni Amerikan në OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit të mirëorganizuara dhe në mënyrë transparente

N E

Shqipëria në 24 orët e fundit regjistron 67 raste të reja me Kovid-19

N E

Komisioni Evropian: Shqipëria mund të nisë bisedimet me BE-në edhe pa Maqedoninë e Veriut

N E

Ministrja e Drejtësisë: Shkarkimit të Metës do ti shkojmë deri në fund

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...