Agjencia Zhurnal.mk

Gjelbërim i ri në Nerez dhe Kaporsh 3

Shkup, 14 nëntor – zhurnal.mk – Bime të reja dekorative janë mbjellë në lagjen Nerezi, në shtegun mes rrugëve “Kozle” 8 dhe 10.

Në aksion, siç kumtoi Komuna e Karposhit, janë mbjellë 50 bimë të tipit Buxsus dhe Juniperus. Kjo pjesë e Karposhit do të gjelbërohet edhe me 20 drunj gjethrënës.

Janë mbjellë sot drunj edhe në Karposh 3, mes Kinotekës së Maqedonisë së Veriut dhe QT “Leptokaria”, Këto pemë janë donacion nga “Dajners Klub”.

“Pushteti lokal vazhdon me aksione të vazhdueshme, me qëllim që ta kompensojë gjelbërimin e humbur në territorin e tij”, theksohet në kumtesën e Komunës së Karposhit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...