Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

‘Gjelbërimi’ absurd i integristëve!

Shkruan, Medai Shaholli

Agjenda e gjelbërt e Ali Ahmetit dhe integristëve të tij nuk është gjë tjetër veç  mashtrimit elektoral që i bëhet shqiptarëve para zgjedhjeve vendore.Gjelbërimi i ambientit kurrë nuk ka qënë pjesë e agjendës së Ali Ahmetit dhe integristëve të DUI-t të cilët pasi masakruan pyjet dhe ambientin, pasi pushtuan lumenjt me mini hidrocentrale në malin Sharr, pasi mbushën vendin me deponi plehrash në vendbanimet shqiptare, hodhën në treg shpikjen e re ‘Agjenda e gjelbër’ të partisë si program i agjendës për të ardhmen.

Të jemi të qartë se, nuk ka asnjë program të gjelbër dhe ekologjik në kokat e integristëve të djathtë veç demagogjisë për një program të majtë si gjithë ekologjistët europian.

DUI ngelet një parti e djathtë për nga programi dhe një parti me udhëheqës pa ideal dhe pa ideologji, ajo thjeshtë është një parti përfituesish që nuk i lidh asgjë me programin politik kombëtar.Ajo përfaqëson një grup pragmatistësh që brenda saj shohin vetëm si t’i realizojnë interesat e tyre personale dhe karrieriste.

Ndaj, përqëndrimi dhe fokusimi i integristëve për agjendat e gjelbërta pasi ka nxirë mushkëritë dhe jetët e shqiptarëve  për dy dekda me ato politika, sot kërkojnë t’i ndriçojnë  përmes ‘gjelbërimit’ mendjet e shqiptarëve me demagogji dhe fjalë boshe për një ambient  të gjelbërt dhe të pastër ekologjik.

Postime të ngjashme

Arti i sotëm krijohet me plehra

Zekirija Haxhiu

Krimi dhe korrupcioni, fenomene që po i ndalojnë proceset…

Zekirija Haxhiu

Një gjykatë që krijon heronj

Zekirija Haxhiu

A po fillon çmontimi i krimit në Ballkan?

Zekirija Haxhiu

Edi Rama midis Lindjes dhe Perëndimit

R Zh

Thagma e madhe e Aliut!

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...