Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Gjellë e shijshme me mish pule

Kjo çorbë e mahnitshme e forcon organizmin dhe është shumë e shijshme!

Përbërësit themelorë:

Mish pule, selino, karotë, ajkë e thartë, vezë, fletë dafine, majdanoz, hudhër, spec djegës, lëng limoni.

Përbërësit:

▪ 150 g perime (karotë, selino, majdanoz, presh, lulelakër)
▪ 1 dhe 1/4 l supë nga eshtrat (ose lëng mishi)
▪ 40 g yndyrë
▪ 20 g miell
▪ 40 g qepë
▪ hudhër
▪ 5 g spec djegës
▪ 1/2 dl verë të bardhë ose lëng limoni
▪ 1/2 ajkë të thartë
▪ të verdhë të vezës
▪ fletë dafine, selino, kripë.

Përgatitja:

Pulës hiqjani eshtrat, mishin priteni në copa të vogla dhe shtoni perimet e grira imët. Të gjitha bashkoni në supë prej eshtrave dhe zieni në zjarr mesatar.

Ndaras përgatitni fërgesë të bardhë nga mielli, qepa, hudhra dhe speci. Qitni ujë të ftohtë dhe shtojeni në supë. Qitni kripë, shtoni fletën e dafinës.

Çorbës në fund qitni lëngun e limonit dhe verën, qitni sipër ajkën e thartë me të bardhët e vezës dhe sipas dëshirës shtoni selino të grirë.

Postime të ngjashme

Rolatë me mish: Nga jashtë kërcëlluese, brenda përsosmërisht e mbushur me erëza!

S.B.

Qofte daneze: Shumë të shijshme, 10 herë më të shëndetshme se qoftet që gatuhen tek ne

S.B.

Një truk që as profesionistët nuk do ta zbulojnë! Një recetë origjinale për ‘Brownie’

S.B.

Gjyveç me mish qengji dhe turli

S.B.

Musaka me presh e kërpudha

S.B.

Kremi katalan: Si të përgatisni këtë ëmbëlsirë tipike spanjolle

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...