Bota

Gjenden 7 kufoma brenda një dergesë që ishte nisur nga Serbia drejt Paraguajit

Trupat e dekompozuar në mnëyrë tragjike  të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash që u largua nga Serbia tre muaj më parë, njoftuan autoritetet paraguaiane.

Sipas Reuters,  kontenieri u largua nga Serbia më 21 korrik dhe arriti në fillim të kësaj jave përmes Argjentinës në një port lumor në periferi të kryeqytetit paraguaian Asuncion, tha prokurori Marcelo Saldivar.

Trupat u zbuluan të premten kur menaxherët e kompanisë që bleu produktin e hapën atë, shtoi ai.

Saldivar tha se viktimat, të cilët ishin të gjithë të rritur, duket se ishin fshehur aty.

Dy kishin dokumente identiteti që tregonin se ishin marokenë dhe gjithashtu u gjet një faturë për një kompani serbe të taksive, duke sugjeruar se ata hynë në kontejner në Serbi.

“Ne supozojmë se ata mbërritën atje nga vendi i tyre i origjinës dhe kishin planifikuar të udhëtonin në një destinacion më të afërt, por ata nuk e llogaritën mirë distancën dhe nuk i mbijetuan udhëtimit”, i tha ai Reuters.

“Furnizimet që ata kishin – biskota, ujë në shishe dhe ushqim të konservuar – ishin të mjaftueshme për të zgjatur 72 orë”.

Policia gjeti gjithashtu çanta me rroba dhe një hapje për ajrosje në zonën e kontejnerit ku u gjetën trupat.

“Të gjithë trupat janë dekompozuar. Ata janë vetëm flokë dhe kocka”, shtoi ai.

Itinerari i dërgesës do të kontrollohet, tha ai, së bashku me telefonat celularë të gjetur me trupat, dhe autoritetet në Marok dhe Serbi do të kontaktoheshin për të provuar për të përcaktuar identitetin e viktimave.

Postime të ngjashme

Mbi 16 milion raste aktive në Botë

T E

Nisin ‘tensionet’ në SHBA, mbështetësit e Trump dynden drejt qëndrave të numërimit

T E

25 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...