Gjenden dokumente të klasifikuara të ushtrisë britanike në një stacion autobusësh në Kent

Dokumente të klasifikuara të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, në të cilën gjendeshin detaje të luftanijes “HMS Defender” dhe ushtrisë britanike, së fundmi janë gjetur në një stacion autobusësh në Kent të Anglisë.

 

Në një pjesë të dokumenteve ku përmendet luftanija mbretërore e marinës, misionin ministria e Mbrojtjes e ka përshkruar si “kalim i pafajshëm përmes ujërave territoriale të Ukrainës”, me armë të fshehta dhe helikopterë në hangarë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Independent, në një faqe tjetër zbulohen planet për vazhdimin e prezencës ushtarake në Afganistan, pavarësisht tërheqjes së trupave të NATO-s.

E zëdhënësi i kësaj ministrie, ka deklaruar se një anëtar i personelit i ka raportuar dokumentet si të humbura. Në anën tjetër, qeveria ka filluar hetimet lidhur me këtë incident.

Gazetarëve e BBC-së besojnë se dokumentet kanë edhe prezantime powerpoint, që kanë dalë nga zyra e një zyrtari të lartë të ministrisë së Mbrojtjes.

Related posts

Biden paralajmëron për humbje të jetëve gjatë ngjitjeve nga Kabuli

Redaksia

Dy muaj nga rënia e Kabulit: Talebanët me premtime boshe – keqtrajtimi i grave, vrasjet e kundërshtarëve

D V

Vjen reagimi i kryeministrit britanik pas vdekjes së deputetit David Amess, i cili u ther me thikë gjatë një takimi elektoral në Essex

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More