Gjenden rreth 10 mijë copë mjete piroteknike në “Bit Pazar”, arrestohet një person

nga Xh M

Sot (20.03.2025), nëpunësit policorë të SPB Shkup në “Bit Pazar” kanë privuar nga liria B.D. (53) nga Shkupi. Në një tezgë të improvizuar në “Bit Pazar” janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10.000 copë mjete të llojllojshme piroteknike, me qëllim për shitje.

“Pas konsultimit me prokurorin publik kompetent, personi është ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas kompletimit të gjithë dokumentacionit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More