Agjencia Zhurnal.mk

Gjenden të gjithë trupat e viktimave të tërmetit në Turqi, numri shkon në 41

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi të hënën i kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy trupat e fundit, duke e çuar në 41 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos humbjes së jetëve, nga tërmeti prej 6.8 shkallësh, i cili ndodhi të premten në mbrëmje në lindje të Turqisë, u lënduan edhe më shumë se 1600 persona. Ekipet e shpëtimit i nxorën të gjallë nga rrënojat së paku 45 persona.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, dhe kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Mehmet Gulluoglu, njoftuan se trupat e dy personave të zhdukur, përfshirë një burrë 75-vjeçar, u gjetën nën rrënoja dhe janë nxjerrë pa shenja jete.

Tërmeti i fuqishëm i shkatërroi 76 ndërtesa dhe i dëmtoi më shumë se një mijë të tjera, duke i detyruar personat e mbijetuar që të qëndrojnë në tenda, xhami, shkolla, salla të sporteve dhe konvikte, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet i paralajmëruan personat e prekur nga tërmeti që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara nga dridhja e tokës.

Ekipet e emergjencës i kanë përgatitur 9500 tenda për banorët e zhvendosur dhe shpërndanë ushqim të nxehtë për ta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...