Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjenden trupat e 13 shtetasve turq të vrarë nga militantët kurdë

Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Turqia tha se trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). “Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt”, tha Akar. Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nuk e ka komentuar njoftimin.

Operacioni i forcave turke çoi në vdekjen e 48 militantëve të PPK-së, duke përfshirë tre anëtarë të lartë, tha Akar. PKK përdor bazat në Irakun verior për të kryer sulme ndërkufitare kundër Turqisë. Tre pjesëtarë të forcave turke vdiqën gjatë operacionit dhe tre u plagosën, tha ministri turk.

Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë që kur PKK, e cila është shpallur një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, filloi një kryengritje në rajonin juglindor me shumicë kurde në Turqi më 1984.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...