Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjendet drogë në Vizbeg të Shkupit, arrestohen tre persona

Shkup, 24 shtator – Sot pas orës 15:00, pas informacioneve paraprake policia ka kryer bastisje në Vizbeg të Shkupit, në shtëpinë dhe lokacionet nën pronësi të I.P. (38).

Gjatë kontrollit policia në oborr ka gjetur marihuanë në tetë vazo si dhe 12 rrënjë tjera, të cilat kanë qenë në fazën e tharjes. Në të njëjtin lokacion gjithashtu është gjetur laborator për prodhimin e vajit të kanabisit.

Policia në vendngjarje ka hasur në dy persona, P.V. (38) dhe G.J.(39), nga ku në shtëpinë e G.J. është gjetur marihuanë e gatshme për shitje si dhe shiringa të mbushura me vaj të gatshëm për shitje.

MPB njofton se gjatë aksionit policor janë arrestuar tre persona.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...