Agjencia Zhurnal.mk

Gjendet e braktisur një foshnje e porsalindur në Fushë Tophanë, ja gjendja e saj

Shkup, 15 maj – Një foshnje e sapolindur, dje pasdite ishte lënë e zhveshur në trotuar në lagjen Fushë Tophanë të Çairit, përcjellë Zhurnal.
Foshnjën e kishin vërejtur kalimtarë të rastit, e që rastin e kishin paraqitur në polici. Foshnja me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në qendrën klinike “Nënë Tereza”.
Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve thonë se edhe pse foshnja është gjetur në kushte jo të mira, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nga kërthiza mund të konkludohet se foshnja ka lindur dje. Është sjellur pa rroba, por menjëherë është vendosur në inkubator që t’i ngrohet trupi. I është dhënë terapi adekuate dhe tani është në gjendje të mirë”, ka deklaruar Katerina Staviq, drejtoresha e Klinikës.
Nga policia njoftuan se po punohet për zbardhje të rastit dhe për identifikimin e së ëmës që ka braktisur foshnjën menjëherë pas lindjes./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...