Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Gjendet e mitura që ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren

Është gjetur e mitura e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se e mitura në mbrëmjen e së dielës kishte kaluar në pikën kufitare “Kullë” ku edhe ka hasur në policinë e Malit të Zi.

“Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi. Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

“E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë që viktima është dëruar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren e ku është marrë raporti mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...