Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Prishtinë

Një person pa shenje jete është gjetur sot pasdite në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në Prishtinë.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi ai.

Tutje, Borovci tha se rastin po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, bëri të ditur Borovci.

Related posts

Treni godet veturën në Pejë, lëndohen 4 persona

N E

Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë, iu gjet një armë pa leje

D V

Një i vrarë dhe dy të plagosur në qendër të Lushnjes

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com