Agjencia Zhurnal.mk

Gjendet i vet-varur një i dënuar në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vet-varur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vet-varjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës.

Kjo mënyrë e aktit të vet-varjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vet-varjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë habitshme”, thuhet në njoftim

SHKK ka theksuar se do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë. Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rëndë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...