Gjendet mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet një person

nga D V

Shkup, 17 shkurt – Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për çështje kufitare dhe migracion, dje rreth orës 16.30 në drejtimin rrugor nga Bogdanci deri në fshatin Furkë të Dojranit ka kryer kontroll ndaj një automjeti transportues “iveko” me targa të Strumicës të drejtuar nga B.G.(59) nga Strumica.

Siç ka informuar sot MPB, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mall i brenduar për të cilët nuk është poseduar dokumentacion adekuat.

Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 285 të Kodit penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More