Gjendet pa jetë në një godinë të braktisur 45-vjeçari në Shijak

nga D V

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak. 45-vjeçari KH është gjendur i vdekur brenda një godine të braktisur.

Sipas njoftimit të policisë trupi i tij është gjetur rreth orës 16:05 të së martës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More