Gjendet trupi i një burri të vdekur në afërsi të Zhirovnicës

Gostivar, 28 korrik – Trupi i një burri të vdekur është gjetur në afërsi të rrugës rajonale që çon nga Mavrova drejt Dibrës. Tani për tani nuk është i njohur identiteti dhe shkaku i vdekjes. Sipas informacioneve të para, trupi kur është zbuluar ka qenë në fazë të dekompozimit.

 

Nga SPB Tetovë informojnë se pas denoncimit dje (27.07.2021 rreth orës 15:40), nëpunësit policorë kanë dalë në terren. Në vendin “Zhirovniçko ançe” në afërsi të rrugës rajonale Dibër – Mavrovë është gjetur një trup njeriu.

Sipas autorizimit të Prokurorit publik, inspektim ka bërë ekipi i DPB Gostivar dhe trupi është dhënë për obduksion. Identiteti i personit dhe shkaqet që kanë çuar drejt vdekjes do të përcaktohen pas obduksionit të bërë.

Related posts

Detaje të reja nga vrasja në Klos të Shqipërisë, arrestohet bashkëshortja dhe vajza e viktimës

D V

Pengoi dhe ofendoi policin, arrestohet një person në Gjilan

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com