Një trup i një gruaje është gjetur në mëngjesin e sotëm në rrjetin mbrojtës të kanalit kryesor të djathtë të hidrosistemit “Bregallnicë”, në hyrje të lagjes Orizare në Koçan.
Punonjësit e filialit të ujësjellësit nga Koçani menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë reduktuar rrjedhën e ujit nga diga e Kalimancit, në mënyrë që trupi i gruas së mbytur të nxirret nga kanali.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara bëhet fjalë për një grua të moshuar nga Orizari, ndërsa rastin e ka denoncuar djali i saj.
Në vendin e ngjarjes po bëjnë mbikëqyrje ekipet e ekspertëve të policisë dhe nga Prokuroria Themelore Publike nga Koçani, të cilët duhet të konfirmojnë identitetin e gruas së ndjerë.