Gjendja e mbeturinave në Shkup, qytetarët shqetësohen për shëndetin e tyre

nga Xh M

Shkup, 11 korrik – Mbeturinat mbeten një problem i kamotshëm për qytetarët e Shkupit. Sidomos me ngritjen e temperaturave të larta, gjendja me mbeturinat ngrit alarmin për pasojat në shëndetin e njeriut. Ekipi i TVM2 doli në terren për të inspektuar gjendjen me mbeturinat. E për të hasur në mbeturina nuk na është dashur shumë kohë, ato i gjetëm vetëm 20 metra larg objektit tonë.

Zakonisht deponitë e egra të vogla nëpër kryeqytet fillojnë në këtë mënyrë. Institucionet nuk tregohen të gatshme për të pastruar mbeturinat dhe pastaj ato mblidhen dhe shndërrohen në deponi të egra.
Qytetarët, të shqetësuar për këtë gjendje. Të vetëdijshëm se faji për problemin e mbeturinave nuk është vetëm i institucioneve, por edhe i qytetarëve të pandërgjegjshëm. Megjithatë bëjnë thirrje tek institucionet të jenë më efikase në përballjen me mbeturinat dhe deponitë e egra.

“Shumë më pengojnë. Duhet urgjentisht të merren masa, për shkak se mbeturinat janë infeksione apo bakterie, të cilat edhe unë në lëkurën time i kam përjetuar.”, – tha një qytetare.

“Mendoj se qytetarët nuk e meritojnë këtë papastërti. Normal që na pengojnë, vetëm syri të vret. Njerëzit duhet të kenë më shumë ndërgjegje.”, – tha një qytetar.

“Mbeturina çdo kund kemi.”, – u shpreh një qytetar.

“Si nuk pengojnë, unë në Itali jam tashmë 20 vite, por kësi mbeturina nuk kemi. Katastrofë e madhe është Maqedonia. Sapo të vij prej Italie menjëherë jam i sëmurë, jam i bllokuar.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

Përndryshe problemi me mbeturinat u riaktualizua pasi një pjesë e komunave u ankuan se faji për gjendjen me kontejnerët e papastruar është i Qytetit të Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale”. Në lidhje me këtë kërkuam qëndrim nga Qyteti i Shkupit, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk morëm përgjigje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More