Gjendja e rrugëve

nga D V

Shkup,15 korrik – Nga data 09.07.2024 ora 11:00, në korsinë e pjesës së djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është bë ë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, ndërsa në gjatësi prej 1000 metra qarkullimi do të zhvillohet në anën e majtë të korsisë për tejkalim.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme:

-e premte prej orës 15:00 – 22:00,

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More