Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjendja e rrugëve, informacione të rëndësishme nga LAMM

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI SEZONAL I TRAFIKUT: Rruga P2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçnik (lidhje me P1307 Doganën – lidhje me A3 dhe P1301 – Tërpejcën), nga 02.05.2020 deri në 15.11.2020 është e hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve me peshë të përgjithshme deri në 3,5 tonë.

PUNIME NË RRUGË:

Më 21.09.2020 filloi kryerja e aktiviteteve ndërtimore gjatë rehabilitimit të rrugës shtetërore P1202 (P409), pjesa Hanet e Mavrovës – Zhirovncië, gjegjësisht nga Hanet e Mavrovës deri në t. Tërnicë, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit, në kohëzgjatje prej 90 ditëve.

Viadukt Trejd njofton se në ditën 16.09.2020, është filluar me kryerjen e aktiviteteve ndërtimore gjatë sanimit të rrëshqitjes së dheut në rrugën rajonale E1202, aksi Zhirovnicë – Ura e Boshkut (f.Skudrinje), ku një korsi trafiku do të mbyllet, rregullimi i trafikut do të zhvillohet me sinjalizim komunikacioni (semaforë). Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00, do të bëhet mbyllje e plotë e trafikut, për të cilin do të zbatohet ndryshim i regjimit të trafikut në periudhë prej 45 ditësh.

Nga data 21.08.2020, SHN Granit SHA Shkup do të kryejë rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishte-Probishtip. Për shkak të kësaj do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga udhëkryqi me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje të Probishtipit. Përkatësisht komunikacioni do të rikahëzohet nga ura në l. Kisellica deri në hyrje të f. Zlletovë, përmes f. Ratavicë deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët tranzitojnë nëpër këtë rrugë. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, përkatësisht deri në kompletimin e punëve.

NP Rrugët e Maqedonisë Shkup duke filluar nga 14.08.2020 do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) në rrugën rajonale Р-2238 f. Galiçnik – Маврово. Asfaltimi do të zhvillohet në aksin nga f. Galiçnik drejt Mavrovës. Punimet do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10:00 – 16:00 kur komunikacioni do të jetë në ndërprerje. Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizimi i përshtatshëm i komunikacionit.

Për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore për sanim nga 28.07.2020 në aksin rrugor Negotinë – Llakavicë ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e së cilave tejkalon 3,5 tonë. Rekomandohet respektimi i sinjalizimit rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë aks rrugor.

SHN Granit SHA Shkup – Njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjim të përkohshëm të trafikut gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, aksi rrugor Kriva Pallankë – VK Deve Bair në periudhë prej 11.05.2020 deri më 02.2022. me projektin themelor për ndërtim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese. Nga 08.10.2020 do të intensifikohet puna në këtë aks rrugor, prandaj apelojmë për kujdes të shtuar, rregullim të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve të trafikut.

Viadukt Trejd njofton se më 25.05.2020 filloi të kryejë aktivitete ndërtimore gjatë rindërtimit të një pjese të Rrugës shtetërore A2 – shtegu nga BS Viena Petrol/Kumanovë pranë fshatit Stracin, 16 km i gjashtë, për të cilin do të ndryshojë regjimi i trafikut, për një periudhë prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.

Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe të vëzhgojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dëshmitari në “Titanik”: Mbi 500 persona kanë donuar mjete për VMRO-DPMNE-në në Kërçovë

E.E.

Një pjesë e personave që kanë qëndruar në shtëpi për shkak pandemisë, nga sot kthehen në punë

E.E.

Grubi gjatë vizitës në Kosovë pranon se ka qenë përkthyes i Karla del Ponte-s

R ZH

Komiteti i Helsinkit: Të sëmurët kronikë të lënë në mëshirë të virusit

E.E.

Dragan Danillovski: Vlerësohet se imuniteti kolektiv te ne është në mes 34,5 deri 54%

Z H

Kumanova kundër masave të Qeverisë: Duan të punojnë edhe ditën e diel

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...