Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 13 shtator – NJOFTIM: Më 14.09.2021 (e martë) në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, në seksionin Preseka – Pesoçan, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (shpërthim, shpim i kthesave në rrugë në të dy drejtimet), trafiku do të ndërpritet midis orës 11.00 – 14.00 për një kohëzgjatje prej 15-20 minutash.

 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

STRABAG AG njofton se nga data 24.08.2021, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën eksprese A4 Shtip-Radovish, nga ora 17:00 komunikacioni në pjesën Buçim-Radovish, do të realizohet nëpërmjet rrugës paralele me shpejtësi të kufizuar prej 30-60 km/orë. Rikahëzimi do të bëhet për shkak të kryerjes së punëve të asfaltimit në pjesën e njejtë të rrugës kryesore.

Viadukt Trejd njofton se më 24.08.2021 (e martë) në periudhën prej 10:00 deri më 16:00, do të vlejë ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në kohëzgjatje prej 45 – 60 ditëve, me mbyllje të plotë të aksit gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore – asfaltim I Rrugës rajonale R1202, aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë.

Ndërprerje të trafikut për të gjitha llojet e automjeteve, duke filluar nga 06.08.2021, prej orës 09 deri në orën 15, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore të rrugës rajonale P2335 Zhitoshë-Krivogashtan.

Sintek Inzhenering SHPKNJP njofton se sipas lejes për mbylljen e trafikut me numër 11-3431/4 nga data 23.07.2021, për shkak të sanimit, ura mbi lumin Pçinjë, (Dobroshan) në 110 ditët e ardhshme do të jetë e mbyllur për trafik. Vendoset sinjalizim i cili do ta rregullojë qarkullimin nga dhe drejt Kumanovës.

Shtrabag AG njofton se në bazë të Lejes për ndryshim të regjimit të trafikut në rrugën shtetërore A1 aksi Veles – Negotinë, për ndërtim të kryqëzimit Gradsko si pjesë e autostradës A1 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 22.07.2021, në aksin e përmendur më parë do të kryhen punë ndërtimore dhe në 12 muajt e ardhshme do të zbatohet ndryshim i regjimit të trafikut.

STRABAG AG njofton se duke filluar nga data 21.07.2021, tërësisht do të mbyllet komunikacioni në pjesën ndërmjet kryqëzimeve Shtip-Perëndim deri në pjesën Shtip-Jug. Komunikacioni do të rikahëzohet në Rrugën rajonale tashmë ekzistuese e cila kalon nëpër Shtip përmes Novo Sellës deri në pjesën Shtip-Jug.

Dtg Zhikol i njofton të gjithë shoferët se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në aksin rrugor Milladinovc-Sveti Nikollë-Shtip gjegjësisht seksioni Kadrifakovë dhe Preod, për shkak të ndërtimit të pikëpagesave na data 06.05.2021 komunikacioni zhvillohet sipas regjimit të lejuar kohor.

ESKAVATORI-MK SHPKNJPl SHKUP raporton se nga 21.04.2021, ka filluar rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, seksioni: Kumanovë – pjesa Stracin 1: nga KM 0 + 000.00 në KM 15 + 195.85.

Dtg Zhikoll SHpknjp Strumicë i njofton të gjtihë shoferët se për shkak të rehabilimit të urës numër 3 në rrugën rajonale P1103, pjesa Llakavicë-Negotinë, faza e 2-të, nga data 24.03.2021 ndalohet lëvizja për të gjitha llojet e automjeteve, gjegjësisht plotësisht është mbyllur komunikacioni në këtë pjesë rrugore në kohëzgjatje prej 5 muajve.

DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (korsia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje. Rekomandim për drejtuesit për shpejtësi të adaptuar dhe respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit.

Nga 28.09.2020 SHN Granit filloi me rehabilitimin e rrugës rajonale R1303, seksioni Kërçovë – Makedonski Brod, në një gjatësi totale prej 26 km. Afati i fundit për përfundimin e objektit është 31.07.2021. Do të kryhen seksion pas seksioni në gjatësi prej 1 km. Trafiku gjatë punimeve do të zhvillohet në një korsi trafiku dhe do të rregullohet me lëshimin e automjeteve koordinuar me flamuj.

Nga data 21.08.2021, GD Granit SHA Shkup filloi rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishte-Probishtip. Për shkak të asaj bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga udhëkryqi me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje në Probishtip. Gjegjësisht komunikacioni rikahëzohet nga ura në l. Kisellica te kryqëzimi për në f. Zlletovë, përmes f. Ratavica deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët tranzitojnë nëpërmjet kësaj rruge. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, gjegjësisht deri në kompletimin e të gjitha punëve.

SHN Granit SHA Shkup njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, seksioni Kriva Palankë – VK Deve Bair në periudhën prej 11.05.2020. deri më 02.2022 me projektin themelor për implementim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese. Nga 08.10.2020 puna në rrugë në këtë pjesë është intensifikuar, prandaj apelojmë për vigjilencë të shtuar, rregullim të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve të komunikacionit. Gjatë orarit të punës rregullimi kryhet me punëtorët, ndërsa pas përfundimit të orëve të punës, rregullimi bëhet me sinjalizim drite – semaforë (nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin Deve Bair).

Related posts

Ministri i Shëndetësisë pritet që pasdite të flasë për tragjedinë në Tetovë

N E

Mot me diell me temperatura deri 38 gradë

Z H

MPJ: Flamujt në ambasada dhe misione në gjysmështizë, anulohen ngjarjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com