Shkup, 7 dhjetor – Pothuajse çdo ditë nga eksponent politik, qoftë nga pozita apo opozita dëgjohen zëra se dikush dëshiron ta destabilizojë vendin.
Pas eskalimit të gjendjes në Veri të Kosovës, dhe incidenteve në vendin tonë sipas analistit politik Zudi Xhelili, gisht kanë faktorë të jashtëm, e të cilat nuk ja duan të mirën vendit dhe rajonit.
“Akti terrorist i cili ndodhi në kanalin Iber-Lepenc në Kosovë dhe disa incidente që ndodhën në RMV me rastin e ditës së flamurit kombëtarë shqiptarë, po flitet se është në rezik gjendja e sigurisë në tërrë rajonin. Sa i përket këtyre rasteve unë jamë i mendimit se ka ndikime nga faktorë të jashtëm që duan ta destabilizojnë vendin dhe rajonin për interesa të tyre, por poashtu ka edhe forca destruktive të cilët vazhdimishtë kanë tentuar që të krijojnë krizë në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni të Veriut. Sa i përket politikave zyrtare, qëndrimin e Qeverisë, Presidentes së vendit dhe shumicës parlamentare kemi një garancë se gjendja e sigurisë është stabile, dhe nuk do të lejohet që kjo krizë të thellohet dhe të zgjërohet në rajon” – tha analisti politik, Zudi Xhelili.
Sipas Xhelilit politika zyrtare e vendit qoftë në Kosovë apo Maqedoni, është duke bërë mirë, që janë duke qëndruar në komunikim të rregullt me faktorin ndërkombëtarë, të cilët kanë interesim që gjendja e sigurisë të jetë e qetë, dhe nuk do të përkrah kurfarë tentime për eskalim të situatës.
“Faktori ndërkombëtarë i doli në mbështetje Qeverisë së Kosovës, dhe e dënuan aktin terrorist, gjiaashtu edhe në RMV forcat progressive, sidomos ato qeveritare janë deklaruar se do të ruhet stabiliteti, përshkak se të gjithë janë të bindur se vendi është duke ecur me hapa të sigurtë drejt një të ardhme më të mirë, por kishte edhe deklarime nga ana e Këshillit të Europës që RMV t’i shpejtohet procedura për një anëtarësim të mundshëm në Unionin Europian” – u shpreh Zudi Xhelili.
Nga VLEN thonë se ka tendenca në rajon për të destabilizuar situatën, dhe të njëjtit po manipulojnë edhe të rinjët. Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve për uljen e tensioneve dhe për ta tejkaluar këtë situatë, duke u zotuar se secili që do të shkel ligjin do të përgjigjeta para organeve të drejtësisë.