Maqedoni TOP LAJM

Gjendja epidemiologjike stabile, së shpejti hapen çerdhet dhe shkollat

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Gjendja epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, vlerësoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke bërë të ditur se mbi bazë të raporteve të Institutit për Shëndet Publik janë edhe protokollet e përgatitura nga Komisioni për Sëmundje Infektive për mësim me prezencë fizike në shkollat fillore dhe të mesme. Qeveria ato i miratoi në seancë të mërkurën e kaluar, kur e miratoi edhe vendimin për shtyrjen e vitit shkollor për një muaj, ndërsa dje ato u elaboruan nga ministrat të Shëndetësisë dhe të Arsimit dhe Shkencës.

Qeveria dje e miratoi Planin e MASH-it për realizimin e vitit shkollor 2020/2021 së bashku me protokollet për prezencë fizike të nxënësve, si dhe Algoritëm për veprim në shkolla në rast se paraqitet ndonjë nxënës me simptoma, të dyshimta/pozitiv ndaj Kovid-19.

Është marrë edhe vendim gjegjësisht për rihapjen e institucioneve për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve – kopshtet/qendrat për zhvillimin të fëmijërisë së hershme nga 9 shtatori i vitit 2020 dhe në shtatë ditët e ardhshme të përgatiten për punë për kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore. Qeveria u rekomandoi komunave të cilat janë themeluese të këtyre institucioneve të sigurojnë hapësirë shtesë apo të përshtatin hapësirë të përshtatshme për kujdesin e fëmijëve në pajtim me protokollin e miratuar, ndërsa nëse kanë nevojë të sigurojnë edhe kuadër përkatës për funksionim të papenguar derisa zgjat epidemia.

Lidhur me mësimin nga 1 tetori, ministrat Venko Filipçe dhe Milla Carovska dje theksuan se ajo me prezencë fizike do të mund të fillojë në shkollat fillore dhe të mesme me kushte të siguruara dhe me pëlqimet e marra. Kërkesat të cilat do t’i parashtrojnë komunat gjegjësisht themeluesit e shkollave do t’i shqyrtojë komisioni që e ka formuar Qeveria.

Në të gjitha shkollat fillore mësimi me prezencë fizike në banka do të ulen vetëm fëmijët nga klasa e parë në të tretën, por edhe për ata prindërit kanë të drejtë të zgjedhjes dhe duhet të deklarohen me deklaratë me shkrim. Për nxënësit e tjerë në shkolla të cilët nuk kanë mundësi t’i plotësojnë protokollet, viti shkollor do të fillojë onlajn për çfarë, siç tha Carovska, punohet në mënyrë të përshpejtuar në përgatitjen e platformës së vetme kombëtare onlajn për mësim në distancë.

Komisioni për Sëmundje Infektive, siç theksoi Filipçe, është trajtuar me kujdes më të madh për parandalim nga përhapja e mëtejshme e virusit, ndërsa gjatë analizave është marrë parasysh parashikueshmëria për periudhën që vjen.

“Duke marrë parasysh përvojën e vendeve të tjera, përshirë edhe periudhën e vjeshtës ku zakonisht përballemi edhe me infektime të tjera, mendojmë se mësimi për fëmijët me prezencë fizike duhet të zhvillohet nën protokollet të rrepta”, tha Filipçe.

Protokollet për mësim me prezencë janë miratuar javën e kaluar sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili në këtë verë pati disa takime konsultuese me grupin e punës së MASH-it, janë pothuajse identike për shkollat fillore dhe të mesme dhe e rregullojnë qëndrimin dhe procesin e mësimit, hyrje/dalje dhe lëvizje në shkollë.

Mes tjerash, parashikojnë mësimi të zhvillohet nga ora 7 deri në 20, mbajtje të detyrueshme të maskës, distancë prej të paktën 1,5 metra në shkollë në të cilën ka më së shumti 20 nxënës.

Buletini shëndetësor për të infektuar të rinj në 24 orët e fundit dje sërish ka regjistruar numër treshifror i cili dy ditët paraprake ra në mënyrë të ndjeshme dhe ishte 39 të dielën 11 të hënën. Janë regjistruar 115 të infektuar me virusin janë diagnostikuar nga 1884 testimet e bëra, ndërsa 34 janë në kryeqytet. Dje janë evidentuar 368 të shëruar dhe një i vdekur – pacient 76 vjeçar nga Gostivari.

Nga fillimi i epidemisë në vend, para më shumë se se gjysmë viti, Kovid-19 deri më tani është konfirmuar te 14.455 persona, ndërsa aktivë janë 2326. Janë shëruar 11.525, ndërsa kanë vdekur 604.

Postime të ngjashme

Osmani i dorëzon letrat kredenciale Ambasadorit të ri slloven, Milan Predan

XH,I

D-r.Panovski: Tre muajt më të rënda janë para nesh

admin

LSDM: Qeveria kujdeset për vreshtarët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...