Gjendja me Covid-19 në çerdhet e Tetovës është stabile

Shkup, 10 shtator – Gjendja me çerdhet “Rinia” në Tetovës sa i përket Covid-19, për momentin është stabile. Aktualisht nuk kanë fëmijë të izoluar si pasojë e koronavirusit. Sipas drejtoreshës së Çerdhes “Rinia” në Tetovë, Ramije Dauti, kapaciteti i çerdheve është i plotësuar sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Ajo njofton se edhe hapësirat e çerdheve i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për respektim të protokolleve shëndetësore duke përfshirë dezinfektimin e hapësirave çdo ditë. Këto masa janë marrë që kur kanë hyrë në fuqi këta protokolle. Krahas kësaj, fëmijëve në hyrje para pranimit gjithmonë ju matet temperatura dhe brenda hapësirave të çerdheve nuk lejohet që të hyjë askush përveç të të punësuarve.

“Janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara për qëndrim të fëmijëve në mënyrë sa më të sigurt, e tërë kjo sipas protokolleve. Kjo për ne nuk është risi, sepse kemi punuar vazhdimisht sipas protokolleve, nuk kemi patur ndërprerje të qëndrimit të fëmijëve në çerdhet e Tetovës. Mund të them se ka interesim të madh për regjistrim të fëmijëve”, deklaroi Ramije Dauti.

Sipas Dautit, sa i përket vaksinimit të të punësuarve, nga 138 të punësuar sa numërojnë gjithsej çerdhet e Tetovës, vetëm 10 prej tyre nuk janë të vaksinuar, të cilët kanë vërtetim nga mjekët e tyre amë se për momentin nuk mund ta vaksinohen, por për të vijuar me punë në çerdhe këto dhjetë të punësuar në drejtorinë e çerdhes dorëzojnë në vazhdimësi teste negative të Covid-19.

“Nga gjithsej 138 të punësuar në çerdhen Rinia, vetëm 10 nuk kanë marrë vaksinën. Ata nuk e kanë marrë vaksinën sepse kanë dorëzuar dokumentacion valid se nuk mund të marrin për momentin. Ndoshta janë me ndonjë terapi dhe presin derisa të kalojë afati për përdorimin e tyre dhe të vaksinohen. Këta të punësuar vazhdimisht dorëzojnë testin PCR. Por, për momentin ata kanë edhe dokument nga mjeku amë se nuk mund të marrin vaksinë”, sqaron drejtoresha Dauti.

Përndryshe, momentin vetëm dy edukatore janë pozitiv me Covid-19, të cilat kanë rezultuar si të tilla gjatë periudhës së pushimeve, përpara se të fillojnë me punë dhe të njëjtat nuk kanë pasur aspak kontakt me fëmijët, prandaj dhe nuk ka grupe fëmijësh që janë në izolim. Në ndërkohë ende nuk dihet se si do të veprohet me nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit, të cilët mësimin e ndjekin online.

Ndonëse shifrat janë inkurajuese, kohëve të fundit në këto dy qytete, megjithatë shtabi i krizës ende nuk ka marrë vendim. Do të pritet se si do të jetë situata deri në fund të javës dhe pastaj do të vendos komisioni për sëmundje infektive për shkollat e mesme në Pollog./Koha.mk/

Related posts

Pesë pacientë ndërruan jetë dhe 14 u pranuan për mjekim në Kovid-qendrën në Tetovë

R Zh

Analizë: Infektimet para dhe pas vaksinimit, efekti i vaksinave jo aq i kënaqshëm

Z H

Mickoski: VMRO-DPMNE në Kuvend do të iniciojë propozim- vendim për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More