Shkup, 27 dhjetor – Zhurnal.mk – Gjithsej 20,278 raste aktive me Covid 19 ka për momentin në vendin tonë. Edhe pse numri i të sëmurëve të rinjë po ulet, e po evidentohen mjaftë të shëruar, gjithsesi çdo ditë po regjistrohen mbi 20 të vdekur, informon Zhurnal.
Dje u regjistruan 530 raste të reja me Covid, 538 të shëruar dhe 26 të vdekur nga 1999 teste të kryera.
Autoritetet apelojnë të respektohen masat për mbrojtje nga korona virusit. Ditëve të fundit po intensifikohen dhe apelet për festim të vetëdijshëm të festave të fundvitit, duke mos u grumbulluar dhe rrezikuar shëndetin publik.
Ministria e shëndetësisë dje njoftoi se në vendin tonë të hospitalizuar janë 1045 pacientë me covid, dhe ka rreth 300 shtretër të lirë. Në kovid qendrat në spitale në vend, njoftohet se po kurohen gjithsej 631 pacientë.//Zhurnal.mk