Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Numri i rasteve aktive me Covid 19 në vendin tonë shënon 18046, prej të cilëve 10840 janë nga Shkupi. Në Covid qendrat në vend po mjekohen gjithsej 889 pacientë të prekur me korona virus, informon Zhurnal.
Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, për periudhën nga 28 dhjetori deri më 3 janar, shënohet ulje të numrit të rasteve të reja pozitive dhe të vdekurve, si dhe numrin e testimeve për korona virus sa i përket javës para saj. Janë regjistruar 2329 raste të reja nga 33 qytete në vend me ulje prej 30,9 përqind.
Numri më i madh i rasteve aktive është nga Shkupi (46,6%). Përqindja e rasteve pozitive nga testet e bëra shënon 21,6%, ulje për 4,1%. Në të njejtën periudhë janë regjistruar 93 raste të vdekjes nga 22 qytete, me ulje për 27,9%.
Për 17,9% është më i vogël numri i të testuarve nga korona. Janë shëruar gjithsej 3884 pacientë të cilët kanë qenë në kurim shtëpiak apo në spitale.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend nga fillimi i epidemisë shënon 84709, i të shëruarve 64104, dhe i të vdekurve 2559.//Zhurnal.mk