Maqedoni

Gjendja me epideminë stabile dhe njëkohësisht po qetësohet, të respektohen edhe më tej masat

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit janë regjistruar 145 raste të reja me Kovid-19 nga 1.772 testime. Kanë vdekur dy pacientë nga Dibra (67 vjeç) dhe Struga (48 vjeç). U regjistruan 216 pacientë të shëruar.

Numri i përjgithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 14.600, numri i të shëruarve 11.741, i të vdekurve 606, ndërsa për momentin, numri i rasteve aktive në Shkup është 757, në Kumanovë 300, në Gostivar 174, në Prilep 125, në Shtip dhe Tetovë nga 114.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 151.706 teste për Kovid-19.

Në Klinikën infektive janë pranuar gjashtë pacientë të rinj. Gjithsej të hospitalizuar janë 77 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 45, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 13 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, katër fëmijë pozitivë, tre nëna dhe katër fëmijë të dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar katër pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 29 pacientë prej të cilëve në makinë respiratore është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 11 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 50 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 110 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup ka në Çair – 94, Aerodrom – 94, Kisella Vodë – 91, Gazi Babë – 87, Qendër – 83, Karposh – 81, Butel – 53, Gjorçe Petrov – 44, Shuto Orizarë – 29, Studenipan – 26, Saraj – 22, Harapinë – 13, Ilinden – 12, Petrovec – 8, Sopishte – 6, Çuçer Sandevë – 3, Zelenikovë – 2, ndërsa nëntë janë të huaj.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vlerësoi se gjendja me Kovid-19 në shtet është stabile, përfshirë edhe gjendjen nëpër spitale, ku çdokund ka kapacitete të lira spitalore.

“SPQ ‘8 Shtatori’ dhe spitali në Kozle gradualisht po kthehen në hospitalizimin e rregullt, përmes sistemit ‘Termini Im’ dhe çdokund ka kapacitete të lira spitalore. Shtretër të lirë ka edhe në Klinikën infektive. Nga rastet në javën e kaluar, të hospitalizuar ishin gjithsej 71, që është ulje për 40,3 për qind në raport me javën paraprake”, shtoi Filipçe.

Postime të ngjashme

ISHP-ja pranoi donacion të laptopëve nga Asociacioni Alumni

T E

Në stadiumin e FC Shkupit vendoset gurthemeli i objektit të ri administrativ

Z H

Raufi për Zhurnal: Ismailoviq nuk është arratisur, ai është në shtëpi

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...