Agjencia Zhurnal.mk

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në ora 20

Shkup, 1 prill – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 912.565 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Nga këta, 45.541 kanë vdekur dhe 191.826 njerëz janë shëruar.

– Në Amerikën Latine, rreth 20,000 njerëz janë regjistruar të infektuar me koronavirus.

– Në SHBA, numri i të infektuarve tejkaloi 200,000. Në 24 orët e fundit, 463 njerëz kanë vdekur dhe 16,000 janë infektuar.

– Një komunitet i vogël prej 50,000 kinezëve etnik në qytetin toskan Prat, nuk ka asnjë rast të Kovid-19.

– Sekretari i përgjithshëm i KB-së e ka vazhduar për disa javë regjimin e punës nga distanca për të punësuarit në qendrën e organizatës.

– Putini nënshkroi ligj me të cilin rriten gjobat për shkeljen e karantinës.

– Numri i të vdekurve në Turqi u rrit për 63 dhe ka arritur në 277. Numri i të infektuarve deri më tani është 15,679.

– Kryeministri italian Gjuzepe Konte kërkoi nga  Gjermania më shumë solidaritet evropian për të tejkaluar”cunamin” të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19. “Nëse jemi një union, tani është koha ta dëshmojmë atë”, shkroi Konte në një artikull që do të botohet në revistën gjermane “Cajt”.

– Parlamenti Evropian ka shprehur gatishmërinë që të lëshojë ndërtesa të tij për të akomoduar të infektuarit nga Kovid-19, nëse paraqitet nevoja për hapësira ​​shtesë.

– Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka biseduar në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo lidhur me pandeminë e Kovid-19.

– Birraritë çeke kanë ndaluar shitje të birrës me fuçi dhe në vend të kësaj propozojnë shishe dhe kanaçe.

– Në Itali, në 24 orët e fundit ka 727 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes deri më sot është 13,155. Për krahasim, 837 njerëz kanë vdekur dje, që do të thotë se ka një rënie të numrave. Gjithsej të infektuar janë 80,572, ndërsa janë shëruar 16,847. Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar, të shëruar dhe të vdekur që nga fillimi i pandemisë në Itali është 110,574.

– Vdekjet nga koronavirusi i ri në Kanada janë mbi 100. Deri më sot kanë vdekur 105 persona, 16 më shumë se dje, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 9,017.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...