Agjencia Zhurnal.mk

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10:00

Shkup, 28 mars – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar ‪600.859‬ njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 27.417 kanë vdekur ndërsa ‪133.426‬ janë shëruar.

“Në Itali nga koronavirusi i ri vdiqën 9.134 njerëz, ndërsa në 24 orët e fundit numri i tyre arrin 969, ndërsa janë regjistruar 5.909 raste të reja. Kjo është shifra më e madhe e rasteve të vdekjes në një ditë.

“Në SHBA deri tani janë shënuar mbi ‪100.000‬ persona të infektuar me Kovid-19, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14.602 raste edhe krahas asaj që të gjitha shtetet federale amerikane ende nuk kanë paraqitur raste të reja.

Deri tani kanë vdekur 1.536 njerëz prej të cilëve 241 në 24 orët e fundit. “India ka regjistruar rritje më të madhe të të saposëmurëve nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit 149 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19. Gjithsej në Indi janë regjistruar 873 pacientë, prej të cilëve 19 vdiqën. “Kryeministri çek Andrej Babish paralajmëroi se me siguri gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet edhe për 30 ditë.

Në Çeki të infektuar janë 2.279 njerëz, ndërsa janë testuar 31.127. Dhjetë persona u shëruan, ndërsa nëntë vdiqën nga koronavirusi i ri. “Në Turqi kufizohet komunikacioni i autobusëve me qëllim që të ndalet përhapja e Kovid-19. Në vend janë regjistruar gjithsej 5,698 persona të infektuar, prej të cilëve 42 u shëruan, ndërsa 92 vdiqën.

Në Mal të Zi infeksioni me Kovid-19 është konfirmuar te shtatë persona, me çka numri i të infektuarve arrin 82 dhe një person i vdekur. Në Austri 7.697 janë pozitiv të koronavirusit, ndërsa numri i rasteve të vdekjes u rrit për nëntë dhe arrin 68.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...