Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjendja me KOVID-19 në Strugë është e qëndrueshme

Strugë, 8 shkurt – Situata me KOVID-19 në Strugë është stabile. Në spitalin mjekohen 15 pacientë, shumica e të cilëve janë në ndihmë të oksigjenit, informoi për MIA-n drejtori, Muhamet Asani.

Të infektuarit me korona virusin, sipas tij, mjekohen në Repartin e brendshëm dhe të fëmijëve, ndërsa së shpejti në funksion do të lëshohet spitali modular i cili do të jetë Qendra e re Kovid në Strugë.

“Këto ditë do të lëshohet në funksion spitali modular. Objekti është plotësisht i përgatitur, janë duke u përfunduar disa detaje të tjera të vogla”, tha Asani.

Lidhur me nevojën për personel mjekësor në Qendrën e re Kovid, theksoi se tani për tani ka mjaftueshëm.

“Tani për tani, kemi personel të mjaftueshëm mjekësor, përkatësisht do të bëjmë riorganizim të ekipit aktual që kujdeset për pacientët me Kovid”, shtoi drejtori i Spitalit të Strugës.

Spitali modular në Strugë ndodhet brenda Spitalit të Përgjithshëm me një kapacitet për t’u kujdesur për 30 pacientë, ndërsa objekti disponon me laborator dhe dhoma ndihmëse të pajisura plotësisht. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski: Armata u kyç në shuarjen e zjarreve, nesër në mëngjes helikopterët shkojnë për të ndihmuar në Koçan

D V

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...