Shkup, 31 janar – Sjellje e papërshtatshme, johumane, abuzuese ndaj të burgosurve, kushte jo të mira, qeli të stërngarkuara me të burgosur dhe mungesë të medikamenteve dhe mbrojtjes shëndetësore. Këto janë disa prej vërejtjeve më kryesore të Komitetit të Helnsikut, të cilat u shënuan në raportin e fundit për gjendjen e burgjeve. Gjendja në të gjitha burgjet e Maqedonisë së Veriut është jo e mirë, por në veçanti në burgun më të madh në vend atë të Idrizovës kushtet janë katastrofale. Mungesë higjiene dhe kujdesi shëndetësor, dhoma të stërngarkuara me të dënuar, keqtrajtim dhe maltretime fizike dhe psikike, gjitha këto ndodhin në burgun e Idrizovës. Të dënuarit që vuajnë dënimet e tyre në burgje nuk nënkupton që janë robër dhe duhet të keqtrajtohen në forma të ndryshme, shkruan Zhurnal.
Kushte katastrofale dhe trajtim jo njerëzor –
Sjellje e papërshtatshme, johumane, abuzuese ndaj të burgosurve, kushte jo të mira, qeli të stërngarkuara me të burgosur dhe mungesë të medikamenteve dhe mbrojtjes shëndetësore. Këto janë disa prej vërejtjeve më kryesore të Komitetit të Helnsikut, të cilat u shënuan në raportin e fundit për gjendjen e burgjeve.
Sipas Komitetit të Helsinkut, fajtori kryesor për këtë gjendje nuk është tek drejtuesit e burgjeve apo te Drejtoria e Sanksioneve, por është tek shteti i cili për këtë çështje nuk duhet të mbështetet vetëm tek donacionet e huaja, por të sigurojë mjete të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet dhe për mirëmbajtjen e këtyre institucioneve.
Çfarë kushte ka përbrenda burgut të Idrizovës?
Sipas avokatit të popullit, Naser Ziberi, të dënuarit në burgun e Idrizovës janë vendosur në hapësira tejet problematike që shpesh herë kanë qenë shkaktare për tensione ndërmjet të dënuarve. 16 të dënuar në një hapësirë prej 16 metrave katrorë, kjo është e tmerrshme dhe mizore një metër katror për një person, që nuk ngjanë aspak me vend ku mbahen dënime por më shumë me shpella dhe vrima ku bëhen keqtrajtime.
Hapësira tjera të ngjashme ku në 19 metra katrorë janë vendosur 12 persona. Nga inspektimet që kanë bërë nga avokati popullit gjatë raportimit vitin që lamë pas thanë që kushtet janë katastrofale dhe aspak normale. Sipas tyre, ka pasur edhe njerëz që janë të shtrirë nëpër dysheme, në korridore, krevete të improvizuara. Për kushtet higjienike nga kontrollet e realizuara është konstatuar se janë tejet në nivel të ulët.
Pra, nga raporti i Avokatit të Popullit thuhet që në burgun e Idrizovës, si dhe disa burgje të tjera, ka mbipopullim dhe mungesë të hapësirave për të dënuarit. Mes tjerash në burgun e Idrizovës dhe atë të Shutkës është konstatuar që janë përdorur edhe rripa të lëkurës në vend të prangave.
Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, pati theksuar Komisioni Evropian në raportin e para këtij viti për progresin e Maqedonisë së Veriut.
Një shqetësim shtesë i vënë në dukje nga KE është mbipopullimi i burgjeve. Sipas të dhënave të marsit të vitit 2022, bëhet fjalë për 2.462 persona të dënuar dhe të paraburgosur. Është ende problem mungesa e kujdesit shëndetësor dhe masave adekuate për trajtimin e varësisë nga droga në burgje, i cili mbetet një shqetësim serioz dhe diçka që duhet ta trajtojë Ministria e Shëndetësisë.
Megjithatë, duke marrë për analizë raportin e Komisionit Evropian të këtij viti dhe vitit të kaluar, si dhe raportin e Avokatit të Popullit, lirshëm mund të konstatohet gjendja momentale në burgjet e vendit që është e mjerueshme dhe predispozitat më të larta janë që këto vende të klasifikohen si vende keqtrajtimi dhe jo vende ku mbahen dënimet. Kujdesi shëndetësor dhe higjiena në nivel shumë të ulët ajo për të cilën kanë më së shumti nevojë të burgosurit. Duhet të kujtojmë që të dënuarit në ato hapësira të kufizuara janë të stërngarkuar me numër mbi normalen në proporcion me hapësirën dhe metrat katror të dhomave. Në këto hapësira të pa pastra dhe pa kujdes mjekësor të dënuarit kalojnë 23 orë, një orë të vetme e kanë pauzë jashtë për ajrosje, për të thithë ajrin e ndotur të Shkupit. /Zhurnal.mk