Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjendja në spitale është shumë serioze

Shkup, 27 mars – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorët e kovid-qendrave në vend. Filipçe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë duke theksuar se gjendja në spitale është tejet serioze, por që falë tyre qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme.

“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...