Agjencia Zhurnal.mk

Gjendje më e volitshme ekonomike në industrinë përpunuese

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Gjendja ekonomike e firmave të industrisë përpunuese në tetor është më e volitshme në krahasim me shtatorin e sivjetmë, si dhe krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kanë vlerësuar udhëheqësit e firmave të industrisë përpunuese, të cilët preson të rritet numri i të punësuarve.

Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se treguesi i vesimit në industrinë përpunuese në tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti është rritur për 0,1 pikë përqindje dhe arrin 21,8 për qind, ndërsa në krahasim me tetorin është rritur për 1,1 pikë përqindje.

Gjendja e sigurisë së prodhimit me porosi në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti është më e volitshme, pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë më të volitshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa tepricat e prodhimeve të gatshme janë rritur në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në tetor të vitit 2019 arrin 69,7 për qind nga shfrytëzimi normal. Ndikim më të madh mbi përkufizimin e vëllimit të prodhimit kanë: mungesë së fuqisë së kualifikuar të punës me 23 për qind, kërkesë të huaj të pamjaftueshme me 17,5 për qind, kërkesë e vendore të pamjaftueshme me 14,7 për qind dhe mjedis të pasigurt ekonomik me 12,2 për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...