Gjeneral-majori Sashko Lafçiski do ta marrë detyrën e kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës

nga Xh M

Shkup, 18 gusht – Në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës, sot në Ohër do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeshefit të shtatmadhorisë së Armatës nga kryeshefi i deritanishëm i SHM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski te kryeshefi i sapoemëruar i SHM-së, gjeneral-majori Sashko Lafçiski.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, të premten (16 gusht) në prag të Ditës së Armatës, nënshkroi një dekret për avancimin e gjeneralit të brigadës Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në postin e kryeshefit të Shtatmadhorisë së Armatës.

“Me dekret të presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit, është shkarkuar kryeshefi i deritanishëm i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe është vendosur si këshilltar i kryeshefit të Shtatmadhorisë të Armatës për gatishmëri luftarake dhe operacione”, kumtoi kabineti i presidentes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More