Agjencia Zhurnal.mk.

Gjenerali amerikan, Miley: Kemi humbur 242 ushtarë gjatë misionit në Afganistan

Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, Mark Milley ka mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të misionit ushtarak në Afganistan.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse ndjen “dhimbje dhe zemërim” mbi rezultatin e luftës 20-vjeçare.

“Dhimbja dhe zemërimi im vjen nga familjet e pikëlluara – njësoj si ata ushtarë që janë në terren”, thotë Gjeneral Milley, duke shtuar se ai vizitoi trupat e plagosura amerikane në një spital ushtarak në Uashington të martën, raporton bbc.

“Këto janë gjëra të vështira. Lufta është e vështirë”, thotë Gjeneral Milley. “Është e egër, brutale dhe e pafalshme. Dhe po ne të gjithë kemi dhimbje dhe zemërim”, shtoi ai.

Ai vazhdon të theksojë “se 242 ushtarë nën komandën e tij të drejtpërdrejtë u vranë në Afganistan”.

“Por unë jam një ushtar profesionist. Unë do të përmbaj dhimbjen dhe zemërimin tim dhe do të vazhdoj të ekzekutoj misionin tim”, thotë ai, ndërsa përfundon konferenca për shtyp.

Ndryshe, SHBA-ja gjatë ditës së djeshme ka përfunduar evakuimin e qytetarëve të saj dhe afganëve nga Kabuli. 

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy