Agjencia Zhurnal.mk

Gjenerata e re e Mondeos së Fordit arrin më 2021

Edhe pse është spekuluar se Fordi mund të heqë plotësisht modelin Mondeo, duket se gjenerata e re e tij tashmë është në punë.

Me vetëm 30,782 njësi të shitura në nëntë muajt e parë të vitit 2019, Ford Mondeo nuk mund të mburret se po përballet mirë me konkurrencën në segmentin “D” të veturave në Evropë.

Për krahasim, udhëheqësi në këtë klasë të automjeteve, Volkswageni ka shitur 90.621 njësi të Passatit në Evropë gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa Skoda Superb renditet i dyti me 51,734 njësi. Mondeo përfundoi i pesti në klasë, para Peugeot 508.

Megjithatë, sipas revistës “Auto Car”, kjo mund të ndryshojë me gjeneratën e re të Mondeos, i cili do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Auto Car referohet në një dokument të brendshëm nga filiali i Fordit në Evropë, i cili përmend etiketën “Mondeo CD542” midis modeleve 2022. Përndryshe, etiketa “CD542” ishte përdorur më parë për pasardhësin e Ford Fusion (versioni amerikan i Mondeos aktual), prej të cilit Fordi ndërkohë ka hequr dorë.

Besohet se pasardhësi i Mondeos aktual evropian do të përdorë platformën mekanike modulare C2, mbi të cilën bazohet Focus i ri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...