Gjenevë, Kina bën thirrje për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit

nga V.E.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër, Chen Xu, mbajti një fjalim në mbledhjen e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke bërë thirrje që palët të zhvillojnë dialog dhe shkëmbime në bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të forcojnë bashkëpunimin, të përballojnë sfidat dhe bashkërisht të ndërtojnë bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit

Kina zbaton parimin “populli është i pari”, ndjek rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut që përshtatet me kushtet e veta kombëtare, ka ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet dhe ka zgjidhur historikisht problemin e varfërisë absolute, duke pasur arritje të jashtëzakonshme në të drejtat e njeriut. Xinjiang-u dhe Tibet-i kanë begati e qëndrueshmëri dhe qytetarët e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut gëzojnë të drejta dhe liri të gjera në bazë të ligjit, shkruan CMG.

“Kina publikoi librin e bardhë ‘Një bashkësi globale me të ardhme të përbashkët: Propozimet dhe veprimet e Kinës’, ku shtjellohen hollësisht përmbajtjet e paktikat për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke theksuar që Kina do të ngulë këmbë në zhvillimin paqësor dhe do të përpiqet për bashkëpunim dhe përfitime të përbashkëta. Sivjet është 75-vjetori i publikimit i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe 30-vjetori i Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës. Kina u bën thirrje palëve të ndryshme të zhvillojnë dialog e shkëmbime në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të shtojnë bashkëpunimin, të përballojnë së bashku sfida dhe të ndërtojnë bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit,” tha Chen Xu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More