Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjenocidi i Kinës mbi ujgurët turq, protesta në Turqi

Në pamundësi për të marrë lajm nga familjet e tyre që jetojnë në rajonin autonom ujgur Xinjiang të Kinës, turqit ujgurë vazhdojnë protestat e tyre para konsullatës kineze në Sarıyer të Stambollit.

Një grup i turqve ujgurë u mblodhën për të protestuar para konsullatës kineze në Stamboll duke mbajtur në duart e tyre pankarta dhe valuta pasi nuk mund të merrnin lajm prej një kohe të gjatë nga familjarët e tyre në Kinë. Ata kanë frikë se mund të mbahen në kampe të paraburgimit në Kinë.

Salih Emin, i cili lexoi deklaratën për media në emër të grupit tha se “Kina ka zbatuar një politikë shtypëse dhe diskriminuese kundër turqve ujgurë për shumë vite.”

Duke theksuar se është e drejtë themelore e njeriut që njerëzit të komunikojnë me familjet e tyre, Emin tha se Kina shkel këtë të drejtë dhe nuk i intereson për kritikat.

Duke u shprehur se ata janë turq dhe muslimanë, Emin tha se, “Shteti kinez nuk dëshiron që organizatat e të drejtave të njeriut të bëjnë hetime në vend. Për shkak se ka frikë. Gjenocidi atje është i vërtetë. Dhe nuk dëshiron që bota ta dijë se është e vërtetë”.

Ujgur İparhan i cili 8 vjet më parë kishte ardhur në Turqi për t’u shkolluar tha se nuk kishte mundur të komunikonte me familjen e tij që nga viti 2016. Ai tha se së bashku me të edhe persona tjerë turq ujgurë nuk mund të kontaktonin familjarët e tyre që jetojnë jashtë Turkistanit Lindor.

Ndërsa Habibe Ömer tha se ajo nuk mund të komunikonte me familjen e saj në asnjë mënyrë për 6 vjet dhe sipas informacionit që mori, shumica e anëtarëve të familjes së saj u dërguan në kampe përqendrimi.

Anëtari i Fakultetit të Shkencave të Biznesit dhe Menaxhimit të Universitetit, Sabahattin Zaim në Stamboll, Burhan Uluyol tha se “Kina mizore ka arrestuar babanë, nënën, vëllezërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e mi për katër vjet. Ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, tha Uluyol.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...